10 rregulla që ju bëjnë të dukeni bukur!

Për tu dukur mirë nuk është nevoja të shpenzojmë shumë para dhe shumë kohë, shpesh herë nuk dimë të zgjedhim atë që na shkon me shumë ose dhe e lemë pak veten pas dore duke veshur gjëra që nuk na shkojnë ose dhe gjëra shumë të vjetra.

Dritare.net ka renditur më poshtë disa rregulla shumë të thjeshta, të cilat nuk ju duhet dhe aq shumë kohë, për të pasur një pamje sa më të rregullt, informon dritare.net

1. Rroba të irnosura

Veshjet e zeza zakonisht duken shumë elegante, por jo gjithmonë qëndrojnë të zeza pasi me kalimin e kohës dhe me larjet e shpeshta ju ikën ngjyra.

Për të ndrequr këtë problem, përpiquni të lani rrobat e ndritshme dhe të zeza në ujë të ftohtë, ndërkohë disa shtojnë edhe uthull, kafe të zezë ose çaj në larjen e tyre për të ruajtur ngjyrat për më shumë kohë.

2. Rrobat e bardha

Rrobat e bardha ashtu si dhe rrobat e zeza, mund ta humbin freskinë e tyre, pasi të bardhat me kalimin e kohës marrin atë nuancën gri ose të verdhë, dhe kjo ndodhë zakonisht nga djersitja.

Rrobat e bardha mund t’i lani me sode buke ose lëng limoni që të qëndrojnë më shumë të bardha, por nëse ju e shikoni që janë , humë keq dhe nuk vishen më duhet të blini disa të tjera.

3. Përveshja e mëngëve

Të gjithë i përveshim mëngët, kur mund të kemi pak vapë ose duam që t’i japin pak stil këmishës tonë. Por ndodh që në shumicën e rasteve nuk i përveshim siç duhet.

Për një këmishë më të rregullt duhet që t’i përveshim mëngët në atë mënyrë që mos duket e hapur dhe e çrregullt, informon dritare.net

4. Pantallona Harem

Këto lloj pantallonash zakonisht nuk rijnë mirë, prandaj duan kujdes në kombinim. Nëse me të vërtetë ju pëlqejnë ato, të paktën t’i vishini ato me atlete apo sandale dhe më një bluzë shumë të thjeshtë, që të dukeni sa më mirë.

5. Pantallona të shëmtuara

Pothuajse të gjithë kemi mbajtur nga këto pantallona që na vareshin mbrapa vitheve. Por ato me të vërtetë duken skandal.

LEXO DHE :  Sharra/ Rama: Do zhdukim turpin çerekshekullor të plehrave

Femrat duhet të blejnë pantallona që të rijnë fiks pas trupit. Pantallonat e ngushta gjithmonë rijnë bukur, tashme kanë hyrë edhe ato pak me bel më të lartë, të cilat e tregojnë trupin akoma dhe më mirë.

6. Zbokth në rrobat tuaja.

Shumë njerëz e kanë këtë problem, kemi parë shpesh herë tek supet e njerëzve zbokth, dhe kjo është një gjë shumë e shpifur.

Nëse ju e shikoni që e keni të vazhdueshme dhe nuk ikën konsultohuni me një mjek, ose mund të vishni rroba të çelura pasi tek rrobat e errëta duket më shumë.

7. Ekzagjerimi i aksesorëve.

Aksesorë të ngarkuar dhe grimi i rënduar është një dështim në pamjen tuaj. Aksesorë të shumtë në trupin tuaj duken shumë keq, mundohuni të zgjidhni aksesorë të thjeshtë dhe të mos e ekzagjeroni me sasinë, informon dritare.net

8. Njollat e grimit

Image result for njollat e grimit

Askush nuk dëshiron t’ju shikojë me rrathë të zinj poshtë syve. Na ndodh shumë herë që pas një feste, e lejmë make up-in pa fshirë, dhe kur zgjohemi e shikojmë vetën shumë keq, jo për gjë por është më keq kur e lë shumë kohë sepse ajo thahet edhe më shumë dhe heqja e saj bëhet më e vështirë.

9. Sigurohuni edhe për detajet më të vogla

Kur niseni për një event, festë, apo dasmë shikojuni më parë në pasqyrë se mos ndoshta keni pak buzëkuq tek dhëmbët tuaj, ose sigurohuni që para se të largoheni të shikoni se mos fustani apo getat tuaja kanë ndonjë vrimë të vogël.

Njerëzit i venë re më shumë detajet e vogla, për këtë arsye kujdesuni që të jeni të rregullta dhe të lini përshtypje të mirë.

10. Një mjekër e çrregullt

Related image

Mjekra juaj duket shumë keq kur është e çrregullt. Meshkujt duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë pjesë, pasi mjekra është ajo që bie më shumë në sy. Një berber i mirë duhet të jetë në gjendje t’ ju ndihmojë, që ta bëjë mjekrën tuaj të përshtatet me formën e fytyrës./D.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*