10 menytë e drekave së studentëve në botë
Dritare.net
Prindërit janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe kërkojnë që dreka në shkollë të jetë në standardin e duhur.
Një program i asistuar nga qendra për t'i shërbyer fëmijëve të shkollave të quajtur Programi Kombëtar i Drekës për Shkollën, është nisur kohët e fundit për të siguruar dreka falas ose me kosto të ulët për fëmijët në shkollat private dhe publike jofitimprurëse. Është një nismë që aktualisht ushqen më shumë se 31 milion fëmijë, pra rreth 92 % e shkollave në Shtetet e Bashkuara.
Dritare.net më poshtë do ju tregojë disa lloje drekash që konsumojnë fëmijët në 10 shkolla të ndryshme të botës.
Francë
Vakti i një studenti në Francë është shumë i shëndetshëm, i përbërë nga bishtaja, fruta të freskëta, karota, biftek dhe djathë.
Itali
Italianët nuk nisin asnjë vakt pa makarona, prandaj ato janë të parat që vihen re. Gjithashtu, ka peshk, sallatë, rrush, dhe bukë.
Brazil
Një student në Brazil konsumon një vakt me mish derri të skuqur, sallatë, perime. Gjithashtu, orizin e konsumon të shoqëruar me fasule të zeza.
Finlanda
Kujt nuk i pëlqen të ketë një vakt me supë? Ka edhe sallatë, me panxhar dhe karota të ziera, si dhe një krepë të ëmbël me fruta.
Koreja e Jugut
Koreanët e jugut konsumojnë një supë të shijshme peshku, perime të freskëta, mish dhe sigurisht nuk ka si të mungojë edhe orizi.
Ukrainë
E nisin me supë panxhari, ku ngjyra e saj e kuqe të vret syrin, kanë pure patateje me salçiçe dhe një sallat lakre.
Greqia
Grekët kanë një përzierje të shqimit në mënyrën më të shëndetshme dhe të shijshme. Bie në sy sallata e freskët me domate dhe kastravec, japrakët me gjethe rrushi të mbushura me oriz dhe mish pule, gjithashtu edhe pak kos me disa kokrra shege.
Spanjë
Studentët spanjollë e nisin vaktin me një supë të ftohtë të shoqëruar me bukë integrale, si dhe disa speca dhe një fetë portokalli.
Për ta përfunduar vaktin kanë disa karkaleca të vendosur mbi oriz.
SHBA
Jemi në SHBA dhe këtu ushqimet përzihen për të krijuar një vakt të shëndetshëm dhe mjaft të shijshëm. Nuk mungojnë edhe ëmbëlsirat, është dhe një biskotë e madhe me çokollatë. ka gjithashtu pure patateje, bizele, dhe pak fruta të freskëta të grira./A.C/dritare.net