10 mënyra si ta përdorni kripën për të pastruar shtëpinë

Kripa është një ingredient shumë i rëndësishëm në kuzhinë dhe një element shumë i rëndësishëm i jetës së përditshme. Njerëzit kanë gjetur shumë mënyra sesi ta përdorin kripën. Për shembull duke përdorur kripë ju mund të mbani gjërat ë shtëpi më pastër.

Dritare.net ka mbledhur mënyrat më efektive si ta përdorni kripën për të pastruar shtëpinë.

1. Hiqni yndyrën nga enët.

Merrni pak kripë dhe vendoseni në sipërfaqen e yndyrshme të tiganit. Pastaj me anë të një peshqiri fshini enën derisa të pastrohet. Së fundmi, lajeni tiganin si zakonisht.

2. Hiqni njollat nga dërrasa e gatimit.

Hidhni kripë në dërrasën e gatimit, merrni një copë limon dhe përmes tij fërkoni sipërfaqen e dërrasës. Se fundmi, lajeni me ujë. Dallimi do jetë tepër i dukësh.

3. Hiqni ngjyrën e zverdhur te vazot.

Ju lehtë mund ta hiqni ngjyrën e zverdhur nga një vazo me kripë. Ajo që ju duhet është kripë, ujë dhe pak forcë për ta tundur. Në fund, hidhni pak detergjent.

4. Bëni një maskë për fytyrën.

Merrni pak kripë dhe gjalpë, përzieni të dyja dhe vendosini në fytyrë më një lëvizje rrethore. Në fund të procedurës, lani fytyrën dhe vendosni një krem hidratues.

5. Mbroni djathin nga myku.

Për të mbrojtur djathin nga myku, ambalazhojeni atë dhe zhyeni në ujë me kripë. Kjo mënyrë do të rrisë jetëgjatësinë e djathit edhe disa ditë të tjera.

LEXO DHE :  Protesta e banorëve në Astir/ Veliaj: U përdorën nga politika, sot u paraqitën për shpronësim

6. Pastroni kanalet e pllakave.

Përzini kripë, detergjent pllakash dhe ujë të ngrohtë. Lani gjithë sipërfaqet e pllakave me këtë solucion duke i kushtuar më shumë vëmendje kanaleve, sepse aty ndodhen papastërtitë.

7. Bëni dush për këmbët.

Për të bërë një dush të tillë ju duhet dy gota kripë dhe ujë i ngrohtë. Hidhini në një legen dhe mbajini aty derisa uji të ftohet. Është shumë qetësues dhe pastrues për këmbët.

8. Hiqni njollat e çajit dhe kafes nga filxhani.

Merrni kripë dhe uthull, hidhini në filxhanët me njolla dhe lërini për një orë. Pastaj lani ata siç i lani zakonisht.

9. Hiqni shijen e hidhur të kafesë.

Për të hequr shijen e hidhur të kafes, rekomandohet të hidhet pakëz kripë në filxhanin e kafesë.

10. Zbardhni jastëkët.

Mbulesat e jastëkut që bëhen të verdhë me kalimin e kohës mund të zbardhen në një mënyrë vërtet të lehtë. Përzieni pak kripë dhe 1/4 e një gotë sode. Vendosni përzierjen në një tas me ujë të valuar dhe mbajeni mbulesën e verdhë në këtë zgjidhje për një orë duke mbajtur temperaturën e ujit konstante./E.B- dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.