10 ide kreative që do ju kursejnë kohë dhe para

Kur jeni të kujdesshëm për të kursyer produktet, jo vetëm që kurseni para por ju bën të ndiheni më mirë, kur nuk keni nerva të dilni të bëni pazar. Shpesh herë na ndodh të hedhim produkte të mbetura në gjysmë, dhe nuk e mendojmë se mund t’i përdorim edhe për një gatim tjetër.

Dritare.net ju sugjeron të provoni këto 10 truke, që do ju lehtësojnë jetën dhe do ju bëjnë më të lumtur.

Rrobat

Që rrobat ti mbani gjithmonë sikur janë të blera nga dyqani, duhet të shmangni tharëset e rrobave. Temperaturat e larta i shkatërrojnë rrobat, prandaj në vend  të tharëses, thani rrobat në ballkon dhe do shikoni që s’do i hidhni më rrobat.

Si të zgjasni jetën e bananes

Njerëzit i konsumojnë shumë bananet, dhe blejnë shumë t’i kenë për çdo vakt kur ata duan t’i konsumojnë. Për t’i mbajtur bananet e freskëta, mbulojeni bishtin e bananes me një letër kuzhine dhe do të shpëtoni nga problemi që ju lind me bananet.

Sfungjeri

Nëse ju bezdis të lani enët me një sfungjer të madh, ju mund ta prisni atë në dy pjesë dhe për ju do  jetë më e lehtë, madje do ju kursejë edhe para, sepse nga një sfungjer ju nxorët dy.

Ju janë grisur ndonjëherë getat


Të gjitha gratë e dinë se sa problem është të veshësh geta, dhe ti shohësh se të janë grisur sapo ke dalë nga shtëpia. Ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë për të shpëtuar nga ky problem. Pasi ti blini  vendoseni në ujë, shtrydhni butësisht, dhe vendosini  ato gjatë natës në një qese plastike, lëreni në frigorifer dhe në mëngjes nxirrini jashtë në diell, të thahen

LEXO DHE :  Video/ Donald Trump as që do t’ia dijë së Melania po bëhet qull jashtë çadrës

Pajisjet e flokëve

Që flokët mos ju digjen gjatë krehjes së flokëve me mashën për ondet dhe kaçurrelat, aplikoni disa pika alkool ose sodë  buke në pjesën e mashës do e bëjë më të pastër dhe nuk do jua djeg flokët. 

Ja si ta mbani bukën të freskët


Për të mbajtur bukën të  freskët, vendoseni në një enë  me selino me mbylleni mirë. Lëreni gjithë natën.  Të nesërmen do të shikoni se selino, është tharë bukë ka marrë lagështinë e tij.

Gjalpi

Mbështilleni  me letër kuzhine gjalpin, sikur e përmendëm më lartë edhe për bananen, deh do të shikoni që nuk do të thahet.

Mbajeni sallatën e freskët

Uthulla

Shtoni 1/4 e një gote me uthull në rrobat tuaja. Dhe  do të ndihmojë jo vetëm për të shpëtuar ngjyrën, por për të zbutur rrobat dhe për të zvogëluar sasinë pambukut të dalë sipër tyre.

Këto produkte nuk duhet t’i mbani në frigorifer


Këto produkte duhet të mbahen në temperaturë dhome: vaj ulliri, patate, banane, pjepër, shalqi, çokollatë, çaj dhe kafe, qepë dhe hudhër./A.C/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.