10 lulet që do e shndërrojnë oborrin tuaj në një mrekulli të vërtetë

 

Gjithnjë e më shumë, njerëzit preferojnë që oborret e tyre t’i kthejnë në kopshte të bukura e të lulëzuara. Një kopsht i bukur mund t’ju bëjë më të lumtur, ta bëjë shtëpinë tuaj të duket më tërheqëse dhe mund të rrisë vlerën e pronës tuaj deri në 20%.

Dritare.net ju fton të eksploroni botën e luleve që mund ta bëjë kopshtin tuaj të duket magjik. Shikoni përmes këtyre fotove dhe zbuloni cila lule mund të përshtatet më së miri me oborrin tuaj.

1. Lulebore, formë luleshtrydhe

Kjo lule u bë një ndër bimët më të preferuara për shkak të ombreve mahnitëse. Lulet e saj kthehen nga e bardhë në rozë dhe zgjasin 4 javë. Bima do diell dhe ujitje të vazhdueshme që të lulëzojë.

2. Pema Ashe

Është një pemë që rron me qindra vite. Kërkon kujdes kur mbillet dhe vazhdimisht do ujitje. Pozicionimi i saj duhet të jetë drejt diellit dhe të shmang ekspozimin ndaj erës. Nëse çdo gjë shkon mirë, ju do të shijoni lule të bollshme çdo vit.

3. Forsythia

Lulëzimi i kësaj bime të verdhë të ndritshme nënkupton ardhjen e pranverës dhe fillon të lulëzojë në fund të shkurtit. Është një pemë që rritet shpejt dhe përballon temperaturat e ulëta. Ajo gjithashtu nuk kërkon ndonjë tokë të veçantë dhe mund të rritet edhe në zona pjesërisht me hije.

4. Trëndafili Gluelder

Trëndafili Guelder u është një bimë më lule të bardha në pranverë,ndërsa në vjeshtë një bimë me manaferra dhe gjethe të kuqe. Do diell, mund të mbillet në çdo tokë, është rezistente ndaj erës dhe mund të tolerojë temperatura të ulëta.

LEXO DHE :  Emisioni “Arena nga Dritan Hila” rikthehet sot në sezonin e tretë, zbuloni temën

5. Qershia Nanking

Qershia Nanking është një shkurre e dendur me lule të bardha. Lulet, pas disa kohësh prodhojnë qershi, të cilat kanë shije të ëmbël.

6. Shkurret e tymit

Related image

Shkurrja e tymit është e mrekullueshme jo vetëm për shkak të gjetheve të saj, por edhe për shkak të luleve ngjyrë vjollce, që duken si një re tymi në mes të verës. Intensiteti i ngjyrës varet nga dheu në të cilin rritet.

7. Otto Luyken

Kjo kaçubë është ideale për kopshte të vogla, sepse ka gjethe të vogla me shkëlqim, pamjen delikate dhe lule aromatike. Mund ta mbillni në diell dhe në hije, ajo e përballon të dyja. Ndonjëherë ka nevojë për krasitje.

8. Shkurret e Liljeve

Shkurret e Liljeve vjen në shumë varietete, gjë që e bën të lehtë për të gjithë ta keni në kopshtin tuaj dhe të shijoni lulet e saj vonë në pranverë. Në varësi të llojshmërisë, ngjyra e luleve mund të ndryshojë nga të bardha, të ndritshme rozë, blu, ose vjollcë.

9. Lule Dorëzonja

Lule  Dorëzonja, jo vetëm dekoron kopshtin tuaj, por edhe prodhon manaferrat që, edhe pse të hidhura, janë shumë të pasura me vitamina. Është një bimë e lehtë për t’u rritur dhe ka lule aromatike. Ka dy lloje: varietetet ngjitëse që ngjiten në mure dhe varietetet e shkurreve.

10. Lule Manjola

Lulet e Manjolës edhe pse vijnë nga vende me klimë të ngrohtë, rriten edhe në vende të ftohta. Petalet e saj të mëdha shkëlqejnë në pranverë dhe i japin ambientit një pamje ndryshe dhe plot gjallëri./E.B- dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.