10 gjërat që vështirësojnë humbjen e peshës, pas 30-ave

Humbja e peshës është një sfidë e vërtetë, por me kalimin e viteve është akoma edhe më e vështirë.  Dritare.net ju sjell 10 arsye pse vështirësohet humbja e peshës pas 30-ave

1. Mungesa e gjumit

Image result for lack of sleep woman

Me stresin e punës, shkollës apo familjes, për të marrë sasinë e rekomanduar të gjumit çdo natë, duket si një objektiv i paarritshëm. Kur ne jemi të privuar nga gjumi, trupat tanë fillojnë të prodhojnë më shumë hormone, gjë që na bën të duam të hamë më shumë. Përveç kësaj, kur je i lodhur, mund të tundohesh për të pirë kafe ose për të ngrënë ushqime me sheqer, për energji. Këto ushqime që sjellin energji të shpejta, sjellin edhe kile të tepërta.

2. Metabolizëm i ngadaltë

Image result for slow metabolism for old womans

Metabolizmi është shkalla në të cilën digjen kaloritë. Aktiviteti i pakët fizik do të thotë më pak muskuj dhe më shumë kilogram.  Nëse jeni  pa punë dhe nuk merreni me asgjë, provoni të stërviteni. Edhe shkalla e lëvizjes ju ndihmon në krijimin dhe forcimin e muskujve.

3. Pak sasi muskulore

Image result for old womans with no muscle

Studimet kanë treguar se gradualisht, me moshën, masa muskulore bie dhe zëvendësohet me yndyrë. Më pak muskuj do të thotë metabolizëm i ngadaltë, siç e përmendëm dhe lartë. Prandaj sa më shumë ushtrime fizike, sugjeron dritare.net

5. Aktivitet i pakët fizik

Image result for slow metabolism for old womans

Puna e tepërt dhe angazhimet e tjera janë disa faktorë që ndikojnë në një aktivitet të ulët fizik. Duhet të gjeni mënyra të vogla për të bërë ndryshime të mëdha. Për shembull, dritare.net sugjeron që gjatë pushimit të drekës të bëni një shëtitje të vogël. Jo vetëm do t’ju japë energji, por edhe do digjni kaloritë.

5. Ndryshimet hormonale

Image result for Altered hormones at old womens

Mosha ndryshon hormonet. Lajm i mirë është se shumica e grave nuk përjetojnë ndryshimet e hormoneve, deri pas 40-ave. Por lajmi i keq është se të shton urinë, ky ndryshim hormonal, dhe shoqërohet me shtim në peshë.

LEXO DHE :  Nuk po bie shteti, por po pastrohet kalbëzimi më i madh i tij

6. Dieta “të dala mode”

Image result for Past fad diets

Nëse ju akoma praktikoni dietat e vjetra është koha të ndryshoni. Dietat rigoroze ju ndihmojnë të humbisni peshë në një kohë të shkurtër, por nuk është një zgjidhje e shëndetshme dhe afatgjatë. Kur konfuzioni veten, trupi shkon në gjendje urie, e cila sjellë pasojën e yndyrës së tepërt në trup. Duhet të keni kujdes, sepse dietat ekstreme rrënojnë metabolizmin. Dritare.net sugjeron një dietë që përshtatet me stilin e jetës tuaj.

7. Antibiotikët

Image result for Antibiotics

Përdorimi i antibiotikëve shpesh, ka një ndikim negativ në stomakun tuaj. Antibiotikët nxisin një mikrob, i cili ngadalëson tretjen e ushqimit.

8. Medikamentet

Image result for someone drinking medicine

Mjekësia është e nevojshme, por ilaçe të caktuara mund të shkaktojnë efekte anësore, si shtimi i peshës. Nëse keni sëmundje kronike dhe ilaçet i përdorni përherë, bisedoni me mjekun për mënyrat si të humbni peshë, ose për ilaçe të ngjashme që nuk kanë efekte anësore.

9. Stresi

Image result for a stressed woman

Stresi do të jetë gjithmonë prezent në jetën tuaj, por ka miliona mënyra për ta menaxhuar atë. Kur jeni nënë stres keni tendencë të hani ushqime të pashëndetshme , që ndikojnë negativisht në peshën e trupit. Stresi nuk duhet të marrë përsipër jetën dhe shëndetin tuaj. Ju duhet të menaxhoni stresin, dhe jo stresi juve!

10. Mos gatimi i ushqimeve vetë.

Image result for Not cooking your own meals makes harder to lose weight

Siç e thamë më parë, mund të mos keni kohë, por marrja e ushqimeve të gatshme është në disfavor për shëndetin tuaj. Gatimi i ushqimit në shtëpi është një mënyrë shumë e mirë për të kontrolluar çfarë ju po hani dhe a është e shëndetshme. Gatuani në shtëpi, sepse është edhe çlodhës, mos e mendoni si një punë ekstra./E.B- dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.