10 gjërat që s’duhet t’i mbani në dhomën e gjumit!
Dritare.net
Dhoma jonë e gjumi është e mbushur me shumëllojshmëri gjërash: televizorë, telefona, tavolina, madje edhe ushqime ndonjëherë.
Por kjo është e gabuar. Dritare.net ka sjellë për ju, gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën tuaj të gjumit.
- Telefonin tuaj
Pse? Përveçse është shumë stresues, për shkak të medieve sociale, mesazheve, emaileve, telefonat celularë janë të rrezikshëm për shëndetin tuaj. Madje, madje ai është dyshuar edhe si një shkaktar i madh për shfaqjen e kancerit. Drita blu, në telefonin tuaj, ju ndërpret gjumin, truri ndalon së prodhuari melatoinë dhe ju do të vuani nga pagjumësia.
- Televizorin
Edhe televizori ashtu si, telefoni është i rrezikshëm për shëndetin. Ai ju shpërqendron dhe ju heq gjumin. Mund ta themi se është një tundim i madh për të qëndruar zgjuar për një kohë të gjatë, informon dritare.net
- Ushqimin
Të gjithë ne hamë ndonjëherë ushqim te dhoma e gjumit, ndonjë frut, apo pije, para se të flemë. Por kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin. Përveç faktit se mund të ndotni vendin, krevatin, ju mund të dëmtoni edhe ciklin tuaj të gjumit. Truri juaj do të fiksohet në procesin e të ngrënit edhe do t’ju ndërpritet gjumi.
- Tavolinën tuaj të punës
Për ata që kanë një tavolinë pune në dhomën e gjumit, duhet menjëherë ta heqin. Dhoma e gjumit është një vend pushimi dhe jo punimi, informon dritare.net
- Kafshët tuaja
Kafshët mund të sjellin mikrobe, pleshta madje edhe mund t’ju shkatërrojnë krevatin, nëse nuk jeni në shtëpi. Por nëse ju e pastroni kafshën tuaj, ky problem minimizohet, por përsëri është e rrezikshme për shëndetin.
- Mbajeni dhomën pastër
Mamaja juaj kishte të drejtë, ju me të vërtetë e mbani dhomën tuaj rrëmujë. Dhoma e gjumi është një vend për relaksi dhe është e pamundur që ju të pushoni nëse e keni atë rrëmujë, informon dritare.net
- Dyshek të vjetër, ose me cilësi të ulët
Regjimi juaj i gjumit varet edhe nga lloji i dyshekut, ku ju flini. Nëse ju keni një dyshek të dobët dhe të vjetër, ju nuk do të bëni një gjumë të rehatshëm.
- Ngjyra shumë të shndritshme
Dhoma juaj e gjumit kurrsesi nuk duhet të jetë e lyer me bojëra të shndritshme. Përdorni ngjyra të lehta, ngjyrat e ndezura ju prishin gjumin.
- Temperaturat ekstreme
Jeni duke fjetur? Është shumë vapë apo ftohtë? Ju duhet një kondicioner? Epo jo ju nuk duhet ta ftohni ose nxehni shumë dhomën tuaj. Kjo është shumë e rrezikshme, informon dritare.net Temperatura ideale në dhomën tuaj është 20 gradë celsius deri në 23 gradë celsius.
- Dritare pa perde
Dhoma juaj e gjumit duhet të ketë patjetër një ose dy perde. Ato janë të domosdoshme për të pasur një gjumë të mirë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net