10 gjërat që nuk duhet t'ia thoni kurrë një akrepi
Dritare.net
1. "Ti flet kot". Sa gabim do bëni nëse ja thoni këtë gjë. Akrepat mendojnë se nuk gabohen kurrë dhe se kanë gjithmonë të drejtë. Nëse i kundërshtoni, ata do gjejnë argumente dhe mënyra për të dalë fitues.
2. "Ti nuk je i zoti" ose më keq akoma "Nuk do e arrish dot kurrë këtë gjë". Mjafton që një akrep të dëgjojë këto fjalë për ta marrë këtë si një sfidë. Mos harroni se ata janë shenjë mjaft e vendosur që janë gati për çdo sakrificë.
3. "Cilat janë sekretet e tua?" Shumë misteriozë për t'iu treguar sekretet e tyre, akrepat nuk do e thonë kurrë atë gjë që nuk duan ta ndajnë me të tjerët. Sekreti për ta është i shenjtë kështu që mos ngulmoni.
4. "Bëj këtë, bëj atë". Me tendencën për të dominuar dhe karakterin autoritar, akrepat urrejnë në maksimum që t'iu japin urdhra. Nëse nuk iu kërkojnë mendim, më mirë mbylleni gojës ose do merrni si përgjigje një "Boll.. Do bëj çfarë të dua...".
5. "E shikon që humbe". Akrepat e urrejnë dështimin dhe kjo gjë mund t'i inatosë jashtëzakonisht. Edhe nëse jeni duke luajtur për qejf me një person të kësaj shenje dhe ai humbet, bëni kujdes me fjalët.
6. "Fjalët e tua janë shumë të rënda". "Mos do që të tregohem hipokrit?"- kjo është përgjigjja që do iu kthejnë. Në fakt është fakt që akrepat e thonë çdo gjë ashtu si e mendojnë dhe nuk kanë shumë takt. Për ta çdo e vërtetë duhet thënë pasi e kundërta tregon mungesë respekti.
7. "Kemi gjithë kohën e duhur". Mbase për ju, por jo për të. Akrepat nuk janë shumë të duruar dhe preferojnë ta bëjnë çdo gjë në moment pa humbur aspak kohë. Ju pëlqen apo jo, kjo është e vërteta.
8. "Sot takova një njeri të jashtëzakonshëm". Miku juaj akrep do mërzitet nga kjo që do i thini, jo vetëm nga xhelozia, por edhe thjesht për posesivitet. Ai do ndihet në rrezik dhe nuk do e durojë dot idenë për t'u zëvendësuar nga një tjetër.
9. "Ti nuk je tolerant". Në fakt akrepat janë shumë kërkues, por të tillë janë edhe me veten. Ata e vendosin kufirin shumë lart dhe nuk durojnë dot t'i bëjnë gjërat përgjysmë. Shpesh ata nuk e kuptojnë pse të tjerët nuk reagojnë si ai.
10. "Ti je thjesht një manipulues". Akrepat e pranojnë që ndonjëherë mundet edhe të manipulojnë, por ajo që i nevrikos kur ua thonë të tjerët është demaskimi i strategjive dhe llogarive të tij.