10 gjërat që e bëjnë një shtëpi të duket rrëmujë
Dritare.net
Ne, të dritare.net, kemi mbledhur disa këshilla që mund t'i përdorni në shtëpinë ose apartamentin tuaj.
1. Divani krevat
Mos blini asnjëherë divan krevat, duken shumë keq dhe janë të parehatshëm. Dritare.net ju sugjeron të blini një shtrat të rregullt, sepse edhe shtëpia duket e rregullt, edhe gjumi është i rehatshëm. Krevati qëndron në një gjendje të mirë për shumë kohë, ndërsa divani krevat bie shpejt dhe transformohet.
2. Koleksioni i qeseve plastike
Të gjithë e kemi atë qesen e mbushur me qese. Ne nuk i hedhim qeset, sepse mendojmë se do na duhen një ditë. Por çfarë kur ata kthehen në një rrëmujë të vërtetë?
Dritare.net ju sugjeron që këto qese t’i mbani në një kuti të vogël, dhe jo të mbani çdo qese që sillni në shtëpi. Qeset e panevojshme çojini për riciklim.
3. Shumë kuti
E dimë që është një mënyrë shumë komforte mbajtja e gjërave në një kuti, por përdorimi i shumë kutive jo vetëm bën rrëmujë, por edhe të merr kohë duke kërkuar diçka. Dritare.net ka një ide: Rrobat mbajini në gardërobë dhe ata kuti që keni, emërojini. Sipër tyre shkruani çfarë ka brenda.
4. Mbingarkim me rroba në varësen e sallonit
Pallto, shall, çantë e gjithçka ju keni për të hequr kur futeni brenda, i varni në varësen e sallonit. Por e keni menduar ndonjëherë sa shëmtuar ngjajnë shumë gjëra aty? Është kaq i lehtë menaxhimi i tyre! Thjesht vendosini në raftin e rrobave gjërat dhe problemi i rrëmujës zgjidhet.
5. Nuk keni vend për këpucët
Edhe nëse jeni të kujdesshëm me vendin ku vendosni këpucët, përfundimisht vendi i tyre do të duket një rrëmujë gjithsesi, sidomos në dimër. Por në kohën ku ne jetojmë ka shumë alternativa ndihmuese. Ju mund të përdorni raftet vertikale dhe një ventilues për ajrosje.
6. Pasqyrat gjigante
Pasqyrat e mëdha në dhomat e gjumit shpesh janë dyert e dollapit të rrobave. Ata bëjnë një dhomë të vogël të duket e madhe, por mos harroni se ata kërkojnë pastrim të rregullt, dhe sidomos po kishit shumë dritë dielli në dhomë që e tregon qartë pluhurin. Nëse nuk doni t’i pastroni përditë, shmangini këto lloj pasqyrash.
7. Varëse rrobash prej teli
Varëset e teli janë një faktor që ndikon në prishjen e rrobave. Pa dashje ju mund të dëmtoni rrobat tuaj duke i nxjerrë nga dollapi, prandaj dritare.net sugjeron për ju, të përdorni varëse druri. Ata duken shumë mirë dhe iu shmangin probleme.
8. Raftet e hapura
Raftet e hapura, në kuzhinë, janë shumë popullore. Për fat të keq kuzhina ka shumë pluhur, dhe kur pluhuri miksohet me yndyrë, imagjinojeni vetë çfarë pastrimi do të bëni. Një tjetër gjë negative për raftet e hapura është se çdo gjë duhet vendosur në mënyrë të rregullt, sepse po nuk i vendose, duken shëmtuar. Prandaj dritare.net ju sugjeron një opsion të lehtë, rafte të mbyllura. Kjo e bën kuzhinën më estetike
9. Hija e errët e llambave
Hije të errëta nuk lejojnë që drita të kalojë shumë mirë, kështu që dhoma do të jetë gjithnjë pak e errët. Për të zgjidhur këtë problem është të ndryshoni ngjyrën e hijeve. Një poç më të ndritshëm është ajo që dritare.net ju sugjeron
10. Pasqyrat e mëdha në banjë
Një pasqyrë e madhe në banjë që fillon menjëherë mbi lavaman shpejt mbulohet me njolla të ujit. Dhe nuk është fare mirë për ju që të pastroni pasqyrën në banjë disa herë në ditë. Zgjidhni një pasqyrë disa centimetra lart lavamanit, kjo do t'ju ndihmojë shumë./E.B- dritare.net