10 gjëra të zakonshme që nuk lejohen të eksportohen, në këto shtete

Gjithkush i pëlqen udhëtimet, por ndonjëherë ata të kthehen në makth në momentin kur po kaloni kufirin, sepse disa gjëra nuk lejohen të eksportohen. Prandaj është e nevojshme të lexoni rregullat e transportit. Është normale që disa gjëra nuk lejohen të transportohen, por janë disa gjëra të zakonshme, si çakmakë, qeset plastike, etj, që nuk lejohen të eksportohen.

Shikoni ku dhe çfarë nuk lejohet të importohet dhe eksportohet!

1. Në Zvicër, orët e rreme

Që prej vitit 2008, çdo orë e rreme është konfiskuar dhe shkatërruar.

2. Tunizi, këna

Në Tunizi është e ndaluar rreptësishtë eksporti i kënasë. Kjo masë u mor nga doganat, që kur filloi të transportohej lëndë e paligjshme si të ishte këna.

3. Kinë, çakmakët

Referuar rregullave kineze, në Kinë nuk mund të marrësh me vete çakmak, edhe nëse je transit. Por mos u shqetësoni, sepse në zona të veçanta të ndihmojnë me çakmak, nëse jeni pirës duhani.

4. Barbados, rrobat ushtarake

Nëse nuk je militant, në Barbados nuk mund të veshësh rroba ushtarake, kur kalon kufirin.

5. Kenia, qese plastike

Jo vetëm nuk mund ta eksportosh, por është e ndaluar me ligj në të gjithë Kenian përdorimi i qeseve plastike, që prej 2017-ës. Nëse të shikojnë qese plastike gjoba është 38 mijë dollarë, ose 4 vjet burg.

LEXO DHE :  Nesër skadon afati, ja plani i studentëve!

6. Vietnam, salcë peshku

Importimi dhe eksportimi i salcës së peshkut është i ndalur, për shkak të erës së rëndë që ka. Nëse shishja hapet, aroma është shumë e fortë dhe nuk largohet shpejt.

7. Nigeri, lëngu i frutave, fatura bosh dhe ibuprofenët

Nëse doni të shkoni në Nigeri, është e ndaluar të merrni fatura boshe, ibuprofen apo lëng frutash me vete. Madje në disa raste nuk lejohet as uji me gaz.

8. Seychelles, arrë kokosi deti

Nëse doni të transportoni arrë kokosi deti në Seychelles, do t’ju kushtojë 150-250 euro, dhe duhet të jetë brenda kushteve. Përndryshe nuk e bëni dot transportin e tyre.

9. Në Tajlandë, statuja e Budës, cigare elektronike, fruti  Durian dhe shalqiri

Nëse përdor cigare elektronike në Tajlandë, gjobitesh me 300 mijë baht, ose burgim 10 vjeçar. Më shumë se 13 cm, ju nuk mund ta transportoni statujën e Budës.

Fruti Durin nuk lejohet të transportohet në avion, për shaka të erës së rëndë dhe shalqiri lejohet vetëm nëse është i prerë, ndryshe jo.

10. Hollandë, zhardhokët e luleve

Në Hollandë, mund të kesh probleme, nëse transporton më shumë se 5 kg zhardhokë lulesh./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.