Prandaj dhe kjo gjë i ka bërë njerëzit të mos jenë të sigurt për atë çfarë hanë.
Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa nga ushqimet më të çuditshme që mund të hahen.
Pluhur druri
Druri i drurit është konsumuar pothuajse nga të gjithë që në kohët e lashta dhe pothuajse të gjitha lëvoret e drurëve pasi thahen dhe copëtohen për tu bërë pluhur, ngjajnë me ngjyrën e kanellës. Nëse ju e përpunoni mirë dhe e bëni në një trajtë shumë të imët e të butë ju mund ta përdorni atë edhe për të përgatitur makaronat.
Kaktus
Në pamje të parë lulja e kaktusit është e frikshme dhe çdo kush i shmanget asaj. Gjembat e kësaj luleje i ka bërë të gjithë njerëzit t’i largohen asaj. Por nëse ju i shmangeni kaq shumë, ka shumë njerëz të tjerë që e konsumojnë atë, në pjata të ndryshme.Për shembull kaktusi i nopales, ka shije të njëjtë me atë të kastravecit dhe është i pasur me antioksidantë dhe flavonoide.
Lëkura e vezës e grirë
Nuk ka shkuar ndonjëherë mendja se edhe lëvorja e vezës mund të hahet. Megjithatë, ka shumë mosmarrëveshje nëse është e shëndetshme apo jo, por shkencëtarët arritën në përfundimin se ka vlera ushqyese. Lëvorja e vezës duhet te jete organike, dhe te dyja duhet te zihen dhe të pjeken ne 200 gradë. Pas kësaj duhet ta grini shumë imët atë. Mund ta shtoni në disa pjata të ndryshme, ju do të merrni vlerat ushqyese dhe nuk do e ndjeni se po konsumoni lëvore veze.
Lëkura e kafshëve
Mos u mashtroni nga pjesa e jashtme e lëkurës së trajtuar kimikisht, sepse në formën e saj më të pastër mund të hahet. Për shembull, lëkura e lopës e cila është përpunuar për t'u konsumuar me mish viçi dhe kjo është një zakon shumë i zakonshëm në Nigeri. Megjithatë, ka shumë mosmarrëveshje nëse është e shëndetshme apo jo, dhe shkencëtarët arritën në përfundimin se nuk ka vlerë ushqyese.
Lule natyrale
Këto lule janë tepër të mira për shëndetin tuaj, dhe pamja e tyre e bukur është e njëjtë me shijen dhe vlerat ushqyese që ato kanë. Ato janë të pasura me vitaminë C, A dhe K, ato janë të pasura me antioksidantë dhe ata janë një burim i madh i kaliumit dhe hekurit. Përveç kësaj, ato janë përdorur në shumë shtete si ilaçe për të trajtuar inflamacionet dhe për të përgatitur ilaçe të ndryshme. Është e rëndësishme që të jenë të rritura natyralisht.
Argjila
Kemi dëgjuar të gjithë për efektin që jep argjila në pastrimin e lëkurës, duke u përkufizuar si elementi më i rëndësishëm i industrisë së bukurisë. Por përveç maskave për lëkurën, argjila edhe mund të hahet. Kjo ndodh te njerëzit që kanë mungesë zinku. Përveç kësaj, argjila ndihmon në tretjen e shëndetshme duke hequr toksina nga zorrët.
Shkumës
Shkumësi është një substancë e natyrshme dhe jo toksike, pasi është karbonat i pastër i kalciumit. Edhe pse nuk ofron ndonjë përfitim shëndetësor për personin që konsumon shkumës, është e sigurt për tu ngrënë. Shumica e njerëzve që vdesin të hanë shkumës, kanë mungesë të theksuar të hekurit, ose në rastet e grave që janë shtatëzënë.
Plastelina
Plastelina është një material mjaft i dashur për fëmijët, por ngjyrat dhe trajta që ajo ja bën që fëmijët të kenë dëshirë për ta konsumuar. Por në fakt plastelina është bërë nga mielli, ngjyra ushqimore, ujë kripë vaj mineral dhe acid borik. Bëni kujdes që fëmijët të mos e konsumojnë atë.
Gjymtyrët e shpendëve
Fletët e zogjve të ngrënshëm janë një pjesë e madhe e industrisë ushqimore të Kinës kryesisht për shkak të shijes së tyre unike dhe vlerës së lartë ushqyese. Për shkak të faktit se ata janë shumë të rrezikshëm, janë tepër të vështirë edhe për tu kapur. Prandaj ata kushtojnë më shumë se 4,000 dollarë paund.
Ato janë të pasura me proteina dhe të mbushura me aminoacide, vetitë anti inflamatore dhe antioksidantë. Zakonisht ato konsumohen në supa, por tani ato janë shtuar si nj nga përbërësit kryesor në një shumëllojshmëri të ushqimeve, pijeve dhe madje edhe produkteve kozmetike.
Dheu
Zakonisht fëmijët e vegjël janë të prirur të konsumojnë dheu duke e marrë nga toka. Kjo është mjaft e zakonshme por bëhet e jashtëzakonshme kur dheu konsumohet nga të rriturit.
Dheu është shumë i rrezikshëm për shkak të kimikateve dhe parazitëve që përmban. Në disa raste, nëse toka është 100% organike dhe nuk është trajtuar me asnjë kimikatë, ajo është e sigurt për konsum njerëzor, por normalisht në një formë të përpunuar. Përshtati nga Brightside A.C/dritare.net