10 gjëra që duhet të mësojnë fëmijët, për të qenë të lumtur kur të rriten

Në vitet e para të jetës, fëmija merr sasi të mëdha informacionesh nga mjedisi që i rrethon, dhe i ruan ato.  “Truri i fëmijëve është si sfungjer”, thonë disa njerëz. Në fëmijëri, ata formojnë bazën për imazhin e tyre dhe gjuhën e tyre. Kjo është arsyeja pse disa mësime themelore fëmijët duhet t’i marrin shumë herët, që kur të rriten të jenë më të lumtur.

Dritare.net ju sjell më poshtë një listë të 10 aftësive që fëmija duhet t’i mësojë sa është i vogël. Lexoni më poshtë artikullin!

1. Mësimi i një gjuhe të dytë

10 Things a Kid Needs to Learn in Childhood to Be a Happier Adult

Studimet kanë treguar se një gjuhë e dytë për fëmijët ndihmon që ata të përshtaten ndaj ndryshimeve, kanë një kujtesë dhe kuptim më të mirë të gjuhës në përgjithësi. Gjithashtu dritare.net ju informon se është vërtetuar nga kërkimet shkencore që nëse njeriu di më shumë se një gjuhë, ndihmon trurin të vonojë prekjen nga Alzheimeri, në moshë të vjetër.

2. Notin

10 Things a Kid Needs to Learn in Childhood to Be a Happier Adult

Praktikoni çdo aktivitet fizik që ju lejon të jetoni një jetë të shëndetshme. Noti përveçse të bën të aftë të shpëtosh fëmijët nga rreziku i mbytjes, forcon gjymtyrët dhe ndihmon në zhvillimin dhe koordinimin e tyre. Noti gjithashtu ndihmon trupin të qëndrojë gjatë shëndetshëm, informon dritare.net

3. Luajtja e një instrumenti muzikor

10 Things a Kid Needs to Learn in Childhood to Be a Happier Adult

Të mësuarit si të luani një instrument muzikor, përmirëson aftësitë dëgjimore dhe ndihmon në vonimin e përkeqësimit të kapaciteteve të trurit. Kjo ndodh sepse kur luajmë një instrument, ne aktivizojmë disa sisteme të trurit në të njëjtën kohë, dëgjimin, motorin dhe perceptimin. Kur fëmija juaj të bëhet i rritur, ai do të ketë aftësi më të mira komunikative për të shprehur veten në mënyrë kreative.

4. Kërcimin

10 Things a Kid Needs to Learn in Childhood to Be a Happier Adult

Një studim i Universitetit Karlstad zbuloi se kërcimi përmirëson performancën te fëmijët hiperaktivë. Kjo i lejon ata të komunikojnë dhe të shprehin emocionet e tyre përmes trupit. Me ndihmën e muzikës inkurajojnë kreativitetin, aftësitë sociale,  dhe ndërtojnë vetëbesim. Kërcimi gjithashtu i sjell fëmijët më afër kulturave të ndryshme dhe i bën ata të jenë më të hapur.

LEXO DHE :  Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët ti rrinë larg protestës nga rreziku i dhunës

5. Riciklimin

10 Things a Kid Needs to Learn in Childhood to Be a Happier Adult

Duke ricikluar ne kontribuojmë në kujdesin ndaj planetit tonë dhe për të lënë një botë më të mirë për brezat e ardhshëm. Riciklimi është i mirë për fëmijët, pasi duke ricikluar inkurajohet edhe kreativiteti.

6. Pastrimin

10 Things a Kid Needs to Learn in Childhood to Be a Happier Adult

Higjiena është e domosdoshme për jetën e çdo qenie njerëzore. Përveç arsyeve praktike, ndihmon që edhe proceset mendore të jenë më të strukturuara dhe të organizuara. Në Japoni, pastrimi i klasës dhe shkollës  është pjesë e arsimit.

7. Sensin e orientimit

10 Things a Kid Needs to Learn in Childhood to Be a Happier Adult

Inkurajimi i zhvillimit të sensit të orientimit te fëmijët  bën mirë për trurin, pasi i ndihmon të sillen më lehtë kudo që janë. Duke mësuar si të orientohet, fëmija kur të rritet i planifikon në mendje rrugët ku do kalojë, dhe ndihmon në procesin e vendimmarrjes.

8. Gatimin

10 Things a Kid Needs to Learn in Childhood to Be a Happier Adult

Duke gatuar me fëmijët tuaj, ju përmirësoni marrëdhëniet e tyre me ushqimin. Nëse i përfshini ata në përgatitjen e një pjatë, ata do të jenë më të kujdesshëm kur të hahet, dhe ka më pak gjasa të konsumojnë ushqim të thatë. Vetëm duke ndjekur një recetë, ata do të mësojnë rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve dhe do të shqyrtojnë çdo përbërës me shqisat e tyre.

9. Përdorimin e parave

10 Things a Kid Needs to Learn in Childhood to Be a Happier Adult

Ndërsa rritemi, përgjegjësitë financiare vijnë gradualisht, dhe nëse nuk jemi të përgatitur mund të bëjmë gabime. Është e rëndësishme t’u mësosh fëmijëve se paraja është një mjet, jo një shpërblim. Gjithashtu duhet t’u mësosh ta shpenzojnë me zgjuarsi.

10. Shprehjen e ndjenjave

10 Things a Kid Needs to Learn in Childhood to Be a Happier Adult

Jeta të përball me situata të pakëndshme të cilat janë të pashmangshme. Të mësosh fëmijën të shprehë ndjenjat që në moshë të vogël, është diçka për të cilën ai do të jetë falënderues gjithë jetës. Inteligjenca emocionale do të lejojë fëmijën tuaj të marrë vendime dhe të reagojë në mënyrë të përshtatshme në situata komplekse./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.