10 gabimet që nuk duhet t'i bëni me xhinset!
Dritare.net
Xhinset janë të vetmet që nuk dalin nga moda, pavarësisht stilit apo stinës. Gjithashtu na ndihmojnë shumë dhe në mënyrën se si duhen mbajtur dhe pastruar. Por jo çdo herë është kaq e thjeshtë, sepse kur kalojnë ca kohë edhe ju vini re ndryshime në to, nuk e kuptoni shkakun. Prandaj është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për veshjet tona të preferuara.
Dritare.net ju tregon sot 10 këshilla se si ti mbani xhinset tuaja njësoj siç dukeshin ditën e parë kur i bletë.
Larja me dorë
Besoj e dini që nuk është e rekomandueshme ti lani xhinset në lavatriçe, sepse i forcon shumë dhe nuk i lë të buta. Është më mirë që kur ti lani ti fusni në një vaskë se sa ti lani në një tas plastik.
Mos përdorni ujë që është më i nxehtë se 105° C dhe detergjentët ose sapunin mos e hidhni direkt te xhinset që po lani, por shpërndajeni me anë të një sfongjeri.
Larja në lavatriçe
Edhe pse nuk kemi kohë të rrimë në shtëpi duke larë rrobat me dorë larja në lavatriçe na ndihmon shumë. Mos bëni gabime me temperaturat, sepse temperaturat e larta ndikojnë në ngjyrën dhe madhësinë e rrobave. Përdorni detergjent të lëngshëm dhe para çdo shpërlarje shtoni gjysëm gote uthull për ta mbajtur ngjyrën e shndritshme.
Tharja e rrobave
Duhet të keni shumë kujdes edhe me tharjen sepse ndikon shumë te xhinset. Shmangni rrezet e forta të diellit në ballkon gjithashtu harrojeni dhe makinën tharëse, gjeni një cep të përshatshëm ku rrezet e forta të diellit nuk depërtojnë direkt te xhinset.
Si të ruani ngjyrën e xhinseve
Përdor detergjentë larës që janë të përshatshëm për rrobat e errëta. Bëni kujdes kur lani rrobat prej lëkure. Ka njerëz që i lajnë xhinset ndërkohë që i kanë veshur, duke u ulur në një vaskë me ujë të ngrohtë, kjo ndihmon që xhinset edhe kur të thahen të jenë si të hekurosura./A.C/dritare.net