10 gabime të përditshme që ndikojnë në dëmtimin e telefonit tuaj
Dritare.net
Keni eksperimentuar gjëra të çuditshme në telefonin tuaj
Ne të gjithë kemi dashur të eksperimentojmë me telefonin situata që mund t’i kemi parë në internet. Nuk janë aspak normale për shëndetin tuaj, prandaj dritare.net ju sugjeron të mos provoni gjëra të tilla herë të tjera.
Mos e lini telefonin në dritare apo tryezë
Drita e diellit e dëmton shumë telefonin nga rrezet që merr, gjithashtu edhe nëse e lini në tavolinën e kompjuterit ka shumë mundësi të mbinxehet, dhe kështu godet baterinë, duke ulur produktivitetin e telefonit.
Lidhja e karikuesit me telefonin
Ka mënyra të ndryshme se si bateria e telefonit tuaj të marrë bateri njëherësh në pak minuta ose sekonda. Kjo në fakt ndodh vetëm nëse telefoni juaj ka probleme. Çdo telefoni normal i duhet të paktën 60 minuta për të marrë 100% bateri. Nëse ju provoni të vendosni telefonin e fikur në bateri dhe ai shkon direkt në 50 ose 60%, mos u gëzoni sepse në fakt do duhet të mendoni për një telefon të ri.
Mos përditësimi i telefonit mund të shkaktojë dëme
Hardware dhe softueri i telefonit tuaj shërbejnë si truri dhe trupi i tij, madje nëse e shkarkoni nga burime të pasigurta mund t’i shkaktojnë probleme telefonit tuaj, duke e bërë atë të mos funksionojë mirë.
Nuk keni pastruar asnjëherë pjesët teknike të telefonit
Ne gjithmonë mundohemi ta shmangim këtë anë, por dritare.net ju këshillon se aq e rëndësishme është pastrimi nga jashtë i telefonit kaq rëndësi ka edhe pastrimi nga brenda. Sepse pluhurat e mbledhura në brendësi do sjellin ngadalësimin e punës që ju bëni në telefon.
Mos e mbani telefonin në dorë, kur jeni në rrugë
Tani të gjithë kanë telefonat më të shtrenjtë e më të fundit që kanë dalë në treg, dhe hajdutët e rrugëve janë gati t’ju tërheqin nga dora nëse ju nuk e keni telefonin në çantë. Edhe nëse vërtet ju duhet të bëni një telefonatë të rëndësishme apo edhe nëse po dëgjoni muzikë, mundohuni të mos e mbani në dorë telefonin dhe përdorni kufjet.
Mos e mbani më telefonin në çantë pa e mbuluar me diçka të pastër
Duhet të keni dëgjuar se mbeturinat që nuk arrini të shikohen me sy të lirë dëmtojnë telefonin. Prandaj nëse ju e mbani telefonin mes dhjetëra gjërash të tjera që keni në çantë, ai do të bllokohet nga mbeturinat.
E pastroni vetë telefonin?
Askush nuk dëshiron që telefoni të marrë pluhur dhe mbetje që ndikojnë negativisht në jetëgjatësinë e tij, por ju duhet të përdorni mjete profesionale ose kërkoni ndihmë nga profesionistë për të pastruar telefonin tuaj.
Karikuesi dhe kufjet
Të gjithëve na ndodh që mos jemi të kujdesshëm me kufjet apo karikuesin e telefonit, dhe i përdorim ato në mënyrën e gabuar. Jemi vonë, kemi diçka urgjente apo raste të tilla si këto, ne jemi të shpërqendruar dhe asnjëherë nuk fusim mirë në telefon fishën e karikuesit dhe të kufjeve. Mos e bëni më këtë lloj gabimi.
Mos e mbani telefonin në xhepin e pasmë
Është një tjetër mënyrë më e thjeshtë për njerëzit që duan të vjedhin. Ju gjatë ecjes nuk ndjeni asgjë, madje edhe nëse po ju telefonon dikush. Prandaj do jetë më mirë nëse e mbani në dorë duke e shtërnguar. Dritare.net ju sugjeron t’i lexoni këto këshilla nëse nuk dëshironi të ju prishet apo humbasë telefoni./A.C/dritare.net