1 orë në qiell të hapur më Butrintin, fansja fitoi udhëtimin me helikopter
Dritare.net
Në fillim Arbana përzgjodhi 5 vajza duke i bërë një quiz të shpejtë në lidhje me Butrint Imerin. Ky quiz përfshinte datëlindjen e tij, numrin e këmbës, ngjyrën e preferuar, emrin e babait si edhe emrin e të dashurës së Butrintit. Vajzat që dhanë përgjigjen e saktë morën pjesë në lojërat të cilat u zhvilluan për të fituar çmimin e madh.
Sfidat që Arbana kishte menduar për to ishin, një ushtrim fizik në të cilin ajo që rezistoi më pak u skualifikua. Sfida e dytë ishte ngrënia e një pjate me fërgesë pikante. Vajza që nuk ia doli mbanë u skualifikua. Sfida e tretë ishte vënia në provë e vajzave nëse ato i dinin këngët e Butrintit. Nga kjo sifdë u skualifikuan dy vajza duke mbërritur në fund të sfidave.
Kur të gjithë menduan që sfidat mbaruan, Arbana tha që ka dhe një sfidë të fundit. Vajza e mbetur duhet të puthë një bretkosë. Por situata doli jashtë kontrollit sepse bretkosa rrëshqiti nga dora e Butrintit dhe filloi të kërcentë në të gjithë studion.
Vajza si përfundim e puthi bretkosën dhe fitoi fluturimin me helikopter vetëm për vetëm me Butrintin. Në fund të gjitha vajzat që kishin ardhur në studio për të patën mundësinë që ta takojnë dhe të bëjnë fotografi./topchannel/